Sot vendoset fati, Llapi apo Dinamo në Superligë?

Sot zhvillohet një nga ndeshjet më vendimtare të sezonit në futbollin kosovar, ku Llapi dhe Dinamo e Ferizajt do të përballen në finalen e barazhit për një vend në Superligën e Kosovës.
Llapi e mbylli sezonin në elitë në pozitën e tetë me 49 pikë, pozitë kjo që e dërgon në barazh për mbijetesë. Ndërkohë, Dinamo arriti në këtë fazë pasi eliminoi Lirinë në barazhin e Ligës së Parë dhe tani synon promovimin në Superligë.
Kjo përballje pritet të jetë mjaft e fortë, pasi të dy skuadrat kanë objektiva jetike Llapi kërkon të ruajë statusin në elitë, ndërsa Dinamo synon një ngjitje historike.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Coric, Aliu, Idrizi, Ramadani, Rama, M.Hyseni, Bytyqi, Musolli, Hasani, H. Hyseni, Ademi.
Dinamo: Cakolli, Igeski, Axhami, Krasniqi, Orana, Klinaku, Tette, Shaljani, Berisha, Sefa, Mahmoud.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?