Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot zgjedhet kryetari i LDK-së

 

Mbi 300 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do mblidhen sot për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie. Deri tani, kandidaturën për kryetar të LDK-së e ka shpallur Anton Quni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.

Kuvendi do të nisë në orën 10:00 në njërin nga hotelet në Prishtinë dhe do ta monitorohet nga një ekip i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do të zgjedhjet edhe kryesia dhe këshilli drejtues i kësaj partie.

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi deklaroi se përveç kandidaturave që janë shpallur deri tani nga katër zyrtarë të partisë, janë të hapur edhe për emra të tjerë sot nëse vlerësojnë delegatët.

Ndryshe, kryetari i deritanishëm i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të partisë pas rezultatit që kanë marrë kjo parti në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, duke u renditur si partia e tretë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button