Sot zhvillohen dy ndeshje të xhiros së katërt të Superlgës së Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me ndeshjet e xhiros së katërt.
Në program janë dy sfida mjaftë interesante të cilat do të startojnë nga ora 17:?00.
Në Gjilan, skuadra e Gjilanit e pret Trepçën ’89. Skuadra nga Mitrovica ka dy barazime nga dy ndeshjet e zhvilluar, kurse Gjilani është lider i tabelës me shtatë pikë pas dy fitoreve dhe një barazimi.
Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Malishevës dhe Drenicës e cila zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Nga dy ndeshjet e zhvilluara, Malisheva e trajnerit Arsim Thaçi ka arkëtuar tri pikë, me një humbje dhe një barazim, kurse Drenica ka zhvilluar tri ndeshje nga të cila ka dy humbje dhe një barazim.

Back to top button