Sot zhvillohen ndeshjet e gjysëmfinales në hendboll

Federate e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka bërë të ditur se sot do të zhvillohen gjysmëfinale interesante.

Federatat njofton se ndeshjet do të transmetohen në 21 Plus dhe në faqen zyrtare të FHK-së në Youtube.

“Dita e gjysmëfinaleve, Nga ora 14:00 e tutje na presin gjysmëfinalet interesante. Ndeshjet e sotme transmetohen në 21 Plus dhe në faqen zyrtare të FHK-së në Youtube”, ka shkruar Federata e Hendbollit në “Facebook”.

Tutje, bëhet e ditur se ndeshjet të cilat do të zhvillohen në sot janë K.H.F Vushtrria dhe K.H.F Istogu e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00.

Nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja mes K.H.F Ferizaj dhe K.H.F Samadrexha.

Ndërsa ndeshja tjetër do të zhvillohet mes KH Trepça dhe KH Kastrioti me fillim nga ora 18:00. Ndeshja e fundit për sot do të zhvillohet mes KH Rahoveci dhe KH Besa Famgas me fillim nga ora 20:00.

Ndeshjet do të luhen në në palestrën Karagaçi në Pejë./21Media

Back to top button