Sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Afrikës

Kupa e Afrikës vazhdon sot me gjysmëfinalen e parë të kësaj gare, ndeshje kjo e cila zhvillohet në stadiumin “Japoma” të Douala.
Me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Burkina Fasos dhe asaj të Senegalit.
Në garën për tu kualifikuar në gjysmëfinale, në fazën e eliminatoreve Burkina Faso e mposhti me rezultat 2:1 Gabonin, kurse në çerekfinale siguroi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Tunizisë.
Në anën tjetër, Senegali në eliminatore siguroi fitore me rezultat 2:0 kundër Cape Verdes, kurse gjysmëfinalen e siguroi duke shënuar fitore me rezultat 3:1 kundër Guinesë Ekuatoriale.
Ndërkaq, fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Kombëtares së Kamerunit dhe asaj të Egjiptit.
Programin e plotë të ditës së sotme në Kupën e Afrikës e gjeni më poshtë
20:00 Burkina Faso – Senegali (Stadiumi Japoma)

Back to top button