Sot zhvillohet ndeshja Prishtina – Ballkani

Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës do të vazhdojë sot edhe me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Feronikeli e pret Gjilanin dhe do të kërkojë përball tyre pikët e para pas disfatës në ndeshjen e parë kundër Dritës, ndërsa Gjilani do të provojë t’i arkëtojë të tri pikët pasi u ndal me barazim më ndeshjen e parë nga Drenica.
Por vëmendja e madhe do të jetë sot në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë aty ku do të ballafaqohen Prishtina dhe Ballkani.
Prishtina si kampion aktual u ndal befasisht me barazim nga Malisheva në ndeshjen hapëse të edicionit të ri, kurse Ballkani nuk mori më shumë se një pikë ndaj Dukagjinit.
Të dy ndeshjet startojnë nga ora 17:00.

Back to top button