Spahiu ritakohet me miqtë nga New York-u

Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, së fundmi ka qenë për vizitë në New York.
Ai përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se atje ka takuar disa miqë të tij që jetojnë në New York.
Spahiu ka treguar se e ka takuar edhe shoqen e tij, Leonora  Mehmetaj e njohur si ”Nita”, në serialin ”Kafeneja jonë”.
”Ku eshte Nora, ku eshte Nora, qe ku eshte! Ehhehe… Gjithmone shume qef me taku shoqen tem, aktoren e mrekullueshme, Leonora Mehmetaj dhe plot miq tjere qe jetojne ne NY, aktoret Bekim Qela, Shpend Xani, mjeshtri i gastronomise dhe menaxheri shume vjecar i shume lokaleve ne Prishtine, Blerimi, alias Arapi apo Ronaldo fenomeno,Blerim Iseni dhe krejt ne fund Kushtrim Hoxha pa te cilin vizita ne NY eshte thjesht nje Eh. Bashkeshortet e tyre dhe femijet e mrekullueshem! U pafshim ne kohe me te mira”, ka shkruar artisti krahas fotografive të postuara me miqtë e tij të New York-ut./21Media

Back to top button