Spahiu tha se ‘’Open Balkan’’ paraqet një realitet të pashmangshëm: Iniciativë e tepërt

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, sonte në “Click” u shpreh se iniciativa ‘’Open Balkan’’ paraqet një realitet të pashmangshëm në rajon dhe se po merr konturat e një aleance politike.

Spahiu u shpreh se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po përpiqet të servojë një imazh tjetër të presidentit serb, nga i cili erdhi nisma për “Open Balkan”, shkruan rtv21.tv

Ndër të tjera, ai tha se “Open Balkan” është një iniciativë e tepërt.

Ndryshe, sot në Tiranë u mbajt takimi “Ballkani i hapur” mes liderëve të vendeve iniciatorë – Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i 5 marrëveshjeve, me të cilat nisma në mënyrë zyrtare kalon në fazën e konkretizimit të asaj që është dakorduar mes tre vendeve në suaza të kësaj nisme. Më të rëndësishme janë dy marrëveshjet që janë nënshkruar, prej të cilave në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë interes qytetarët e tri vendeve, ndërsa kanë të bëjnë me qasjen e lirë të tregut të punës dhe sistemit të identifikimit elektronik të qytetarëve me çka mundësohet qasje e lirë deri te shërbimet./21Media

Back to top button