Spanja do të dërgojë armë të tjera në Ukrainë

Spanja do t’i dërgojë Ukrainës një bateri kundërajrore dhe raketa, tha të mërkurën Ministria e Mbrojtjes e Spanjës.
Dërgesa e ndihmës ushtarake e Madridit do të përfshijë gjithashtu 1 mijë fishekë municione artilerie fushore, një mijë tonë naftë, automjete të ndryshme të blinduara dhe 30 mijë uniforma dimërore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, përcjell rtv21.tv
:Përkon me muajin e gjashtë të luftës në Ukrainë, dhe me Ditën e Pavarësisë (të Ukrainës), Spanja vazhdon të mbështesë popullin ukrainas në luftën e tyre për të mbrojtur paqen dhe lirinë kundër pushtimit rus”, thuhet në deklaratë.
Spanja do të trajnojë trupat ukrainase në funksionimin e baterisë kundërajrore dhe gjithashtu do të sigurojë trajnime për personelin e forcave ajrore ukrainase “në një vend aleat”, gjë që nuk u specifikua, thuhet në deklaratë, raporton CNN
Spanja prillin e kaluar njoftoi dërgimin e 200 tonëve municione dhe ndihma të tjera ushtarake në Ukrainë./21Media

Back to top button