“Light Up Leicester” – festivali katër ditor në qytetin anglez

Festivali katërditor i qytetit të veprave të artit do të nisë së shpejti.
“Ndriço Leicester” – një festival arti në mbarë qytetin është paraparë të mbahet nga 3 deri më 6 mars.
Kjo shfaqje u zhvillua për herë të parë në vitin 2020.
Simon Jenner, drejtori i BID tha se ai pret që turma të arrijë deri në 70 mijë të pranishëm brenda katër ditëve.
Nëntë instalacionet e artit të cilat do të ndriçohen rreth orës 18:00-22:00 do të formojnë një shteg rreth qytetit.
Do të përfshijnë një tunel drite dhe një skulpturë njerëzore me shkëlqim të quajtur “Planeti fantastic”, e artistes Amanda Parer./21Media

Back to top button