Spanja i jep shtetësi gruas iraniane që luajti shah pa hixhab

Një shahiste iraniane, e cila garoi në një turne ndërkombëtar pa veshur hixhab, i është dhënë shtetësia spanjolle, njoftoi të martën Ministri i Drejtësisë i Spanjës.

Sara Khadem, e njohur gjithashtu si Sarasadat Khademalsharieh, konkurroi në Kampionatin Botëror të Shahut të Shpejtë dhe Blitz FIDE në Almaty, Kazakistan, në dhjetor të vitit 2022.

Ajo u fotografua pa hixhab, pavarësisht faktit se kjo është e detyrueshme në Iran, duke çuar në lëshimin e një urdhër arresti kundër saj në vendin e saj. Që atëherë ajo jeton në Spanjë.

Khadem ishte një nga disa sportiste që u shfaq në një ngjarje sportive pa hixhab që kur shpërthyen protestat antiqeveritare në shtator të vitit të kaluar, të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini. Gruaja 22-vjeçare kurdo-iraniane vdiq në mesin e shtatorit pasi u arrestua nga policia morale e vendit për mosrespektim të kodit konservator të veshjes së vendit, duke shkaktuar zemërim ndaj regjimit.

Ministrja e Drejtësisë e Spanjës, Pilar Llop, tha se kishte “rrethana të jashtëzakonshme” në situatën e Khadem, duke njoftuar se Këshilli i Ministrave i vendit i dha asaj shtetësinë spanjolle përmes një “letre natyralizimi”.

Shahistja u takua me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez në janar, i cili tha se ishte “i frymëzuar” nga Khadem. /21Media

Back to top button