Spanjë-Francë, konfirmohet finalja e Ligës së Kombeve

 
Ka përfunduar faza e gjysmëfinales në Ligën e Kombeve, ku kombëtaret si ajo e Spanjës dhe ajo e Francës kanë siguruar biletën drejt finales.
Në gjysmëfinale, Kombëtarja e Spanjës shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër kampionit evropian Italisë, kurse Franca e mposhti sot Belgjikën me rezultat 3:2.
Në rrugëtimin e tyre drejt finales, Spanja u radhit e para në Grupin 1 të Ligës së Kombeve, sikurse Franca që u pozicionua e para në Grupin 3.
Finalja e madhe e Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Francës do të zhvillohet më 10 tetor në stadiumin “San Siro” me fillim nga ora 20:45.

Back to top button