Specializantët kundër vendimit të ShSKUK-së: Na detyron të punojmë pa pagesë

(Lajm i përditësuar)

Këshilli i Specializantëve të QKUK-së, ka organizuar protestë pranë administratës qendrore të QKUK-së, për shkak të pagesës së kujdestarive që sipas tyre është në kundërshtim me Ligjin e Pagave dhe vendimin Qeverisë.

Specializanti, Arjanit Zajmi, tha se ata po protestojnë kundër vendimit të ShSKUK-së, që sipas tij, i detyron të punojnë në kundërshtim me ligjin e punës dhe pa pagesë.

Ai u shpreh edhe se ky vendim i detyron të punojmë kundër rregullores për kompensim për kujdestari.

“Kemi vendosur të protestojmë kundër vendimit të ShSKUK-së, i cili është marrë me 1 mars të vitit 2023, i cili na detyron neve të punojmë në kundërshtim me ligjin e punës dhe ky vendim neve na detyron të punojmë pa pagesë. Në të njëjtën kohë, ajo çka është më e rënda në aspektin ligjor, në aspektin juridiko-penal është që ky vendim po na detyron të punojmë kundër rregullores për kompensim për kujdestari, punën gjatë natës dhe punën jashtë orarit të punës e cila është miratuar në mbledhjen 125 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pra me datën 3 shkurt të vitit 2023”, u shpreh ai.

06:51 – Specializantët protestojnë sot kundër ShSKUK-së

Anulimi i kujdestarive nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka ngjallur reagimin specializantëve të cilët kanë paralajmëruar një protestë për ditën e hënë.

Arsyeja e kësaj protestë sipas tyre është për ta kundërshtuar vendimin e SHSKUK-së, e cili sipas tyre është në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës për kompensimin për kujdestari, punë gjatë natës dhe punën jashtë orarit.

Protesta është njoftuar dhe aprovuar nga shërbimi policor i Kosovës.

“Do të jenë prezentë specializant nga 22 klinika ndërsa një klinik ka dal kundër. Parashihet që me qenë prezent pra rreth 500 specializantë. Arsyeja e protestës është anulimi i kujdestarive shtesë nga SHSKUK-ja me dt 01.03.2023 dhe detyrimi për të punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë se Republikës së Kosovës të marrë me dt 03.02.2023 – rregulloren QRK Nr 7/2023”, thuhet në komunikatën e tyre./21Media
Back to top button