Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se më 1 shkurt do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes për ish-eprorin e UÇK-së Salih Mustafën.

Konferenca për ecurinë e çështjes Mustafa është paraparë të fillojë në ora 11:00.

Salih Mustafa u arrestua në shtator të vitit të kaluar në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ai është deklaruar i pafajshëm në paraqitjen e tij të parë lidhur mbi akuzat për kinse krime lufte./kp