Specialja nuk e konfirmon lirimin e Gucatit

(Lajm i përditësuar)


Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë për portalin rtv21.tv se Gjykata Speciale e ka liruar nga burgu, Hysni Gucatin.

Megjithatë, Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Në përgjigjen e Dhomave të Specializuara në Hagë për portalin rtv21.tv është thënë se një vendim i tillë do të bëhet publik në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara.

“Nëse dhe kur nxirret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë një zëdhënës i Dhomave të Specializuara./21Media


Lirohet Hysni Gucati

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.

Ushtruesi i detyrës së kryetari të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku për portalin rtv21.tv ka thënë se ish-kreu i organizatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, është liruar nga burgu me një vendim të Gjykatës Speciale të Kosovës.

Megjithatë, Klinaku ka thënë se nuk ka më shumë detaje rreth vendimit për lirimin e tij./21Media

Back to top button