Specialja refuzoi 4 persona që u paraqitën si viktima të Mustafës
Gjykata Speciale ka refuzuar aplikimin e katër personave që kishin dashur të paraqiteshin si viktima në rastin ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.
Në njoftimin e publikuar të enjten, Specialja ka bërë të ditur se ka refuzuar aplikimet e tyre për shkak të mungesës së dokumentacioneve të nevojshme për të përmbushur dosjen.
Tre nga personat që u paraqitën si viktima vijnë nga e njëjta familje, thuhet në raportin që Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ia ka dorëzuar gjykatësit Nicolas Guillou.
Gjykatësi Nicolas Guillou ka vlerësuar se viktimat e paraqitura kanë përshkruar akte që s’kanë lidhje gjeografike dhe kohore me krimet për të cilat akuzohet ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa.
Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale./21Media