Ata që vijnë në Kosovë për të votuar duhet ta kenë testin PCR

 

Shtetasit e Kosovës që jetojnë në vendet evropiane e që cilësohen si vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19 nëse vijnë në Kosovë do tu kërkohet testi PCR negativ për COVID-19 i bërë në 72 orët e fundit.

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, përjashtim nga ky vendim bëjnë qytetarët që zotohen se do të largohen nga Kosova për tri orë. Po ashtu përjashtim bëjnë qytetarët e huaj si transportues profesionistë dhe ata që shfrytëzojnë Kosovën për rrugë transit.

Ata që hyjnë në Kosovë e që nuk kanë testin COVID-19, duhet të vetizolohen për 7 ditë. Përjashtim këtu bëjnë qytetarët që kanë dalë nga Kosova në 24 orët e fundit./21Media

Back to top button