Specialja vendos lidhur me kërkesën e Thaçit për lirim nga paraburgimi

Paneli i Apelit i Gjykatës Speciale ia ka refuzuar ish presidentit Hashim Thaçi  ankesën në lidhje me refuzimin e gjyqtarit paraprak për lirimin nga paraburgimi.
“Si rezultat, trupi gjykues konstaton se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme, dhe në përputhje me rrethanat e hedh poshtë pikën G të ankesës së Thaçit”, thuhet në arsyetimin e Panelit.
Po ashtu palëvë i është dhënë kohë 10 ditë të dërgojnë parashtresa pas këtij vendimi./21Media

Back to top button