Policia e Gjilanit arrestoi një person që kërkohej nga Interpol-i

Policia e Gjilanit ka arrestuar një person, i cili ka urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin Gjilanit, Ismet Hashani.
“Gjilan Sot më datë: 06.04.2022 Sektori i Hetimeve Rajonale, Drejtoria Rajonale te Policisë në Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Gjilan ka kryer një operacion policor me ç‘rast është arrestuar një person me inicialet A.A (1973 ) shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan bazuar në urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se pas arrestimit të njëjtit i është kontrolluar vendqëndrimi i përkohshëm në qytetin e Gjilanit dhe me është sjellë në ambientet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan.
“Pas njoftimit mbi arsyen e arrestit dhe të drejtat e personit të arrestuar, i njëjti me vendim te prokurorit të shtetit nga prokuroria themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë. Rasti do t’i referohet Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Gjilan për procedura të mëtutjeshme.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button