Spektakël në tribunat e stadiumit për nder të Muriqit

Stadiumi “Son Moix” është shndërruar në një arenë festive përpara fillimit të sfidës jetike ndaj Valencias, ku tifozëria vendase ka shpalosur një koreografi madhështore kushtuar idhullit të tyre, Vedat Muriqit.

Me mbishkrimin domethënës “Isla Pirata” (Ishulli i Piratëve), në tribunën qendrore u ngrit një flamur gjigant ku shfaqej portreti i sulmuesit kosovar me festimin e tij karakteristik që tashmë është kthyer në simbol të klubit.

Ky akt mirënjohjeje nga mbështetësit spanjollë vjen si dëshmi e peshës që “Piratin” ka jo vetëm në fushë, por edhe në zemrat e komunitetit të Mallorcas, duke u shndërruar në figurën kryesore të rezistencës së tyre në La Liga.

Back to top button