Kaloni te përmbajtja kryesore

“Spider-Man: No Way Home”, filmi më i sukseshëm në box office për vitin 2021

 
Hollywood-i përmbylli 2021-tën me shumë suksese në box office, suksese këto të filmit “Spider-Man: No Way Home”. Ky film kryesoi në listë për të tretën javë me radhë. “Spider Man: No Way Home” tashmë është në mesin e filmave më fitimprurës deri më sot.
Megjithatë, përkundër suksesit të arritur me këtë film, në anën tjetër, industria e filmit hyri në 2022-tën me shumë arsye për të qenë optimiste, por edhe e shqetësuar. Kjo ndodh pasi që numri i biletave të shitura gjatë vitit që lamë pas u dyfishua në krahasim me vitin 2022, e shqetësimi ekziston se duhet akoma kohë derisa të arrihet numri i dashamirëve të filmave në kinema si para pandemisë.
Kur jemi te kinematë, shumë prej tyre filluan 2022-tën të mbyllura.
Filmi “Spider-Man No Way Home” gjatë këtij vikendi fitoi $52.7 milionë dollarë, duke bërë që shuma totale në Amerikën Veriore për këto tri javë të arrijë në 609.9 milionë. Ky film në total në boks ofisin botëror fitoi 1.37 miliard dollarë. Me këtë shumë, ai ia kaloi filmit” Black Panther” të vitit 2018, i cili fitoi 1.34 miliard dollarë.
Filmi “Spider-man:No Way Home” i ka dhënë një shtytje të madhe boks ofisit, duke ia mundësuar të marrë vetën pranverën e vitit të kaluar, kur kinematë amerikane u rihapën pas mbylljes për shkak të pandemisë së COVID-19. Ai tani radhitet i dhjeti në listën e filmave të Amerikës Veriore, duke ia kaluar kështu edhe filmit “Incredibles 2”, i cili ka fituar 608 milionë dollarë.
Nuk ka dyshim që “Spider-Man: No Way Home” është filmi më i mirë në radhë të filmave Spider-Man. Sipas kritikëve, ai ka tregim të shkëlqyeshëm.
Sa i përket dy pozitave të tjera të Box Office, të dytës dhe të tretës, në to u vlerësuan: filmi i animuar vazhdimësi i Universal Pictures “Sing 2” dhe “The King’s Man”. “Sing Tu” fitoi 19.6 milionë dollarë, e “The King’s Man” 4.5 milionë.
Me valën e përhapjes së variantit të ri të COVID-19, Omikron, mbetet të shihet se si tani e tutje do të shkojë puna edhe në box office-n e filmave, si atë amerikano-verior, ashtu edhe në atë botë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button