Spiropali nga Prishtina kërkon drejtësi të plotë për ish-krerët e UÇK-së

Asnjë proces gjyqësor nuk duhet të krijojë perceptimin se historia po rishkruhet në mënyrë të pabalancuar, tha ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Ajo në vizitën në Kosovë, duke folur për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, tha se lufta në Kosovë ka qenë për liri dhe jo për pushtet, raporton KosovaPress.

“Drejtësi e plotë dhe pa shkelje të standardeve ndërkombëtarë dhe nuk mund të injorohet fakti se në Kosove ka pasur spastrim etnik…Lufta e Kosovës nuk ishte luftë për pushtet por për liri”, tha ajo në konferencë për media me homologun e saj kosovar, Glauk Konjufca.

Back to top button