Spitali i Podujevës me reparte të gatshme, por pa mjekë

Rinesa Latifi*
Objekti Komunal me vlerë prej mbi 9 milionë euro i menduar si Spital i Përgjithshëm tani funksionon si pjesë e Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare (QKMF). Repartet janë të pajisura por mjekët mungojnë.
Në vitin 2018 ish Kryetari i Komunës, Agim Veliu bëri të ditur në një postim në Facebook për funksionalizimin e këtij objekti të ashtuquajtur “Spital i Podujevës”. Përveç bartjes së repartit të Maternitetit është bërë edhe premtimi për bartjen e reparteve të tjera. Repartet në fjalë janë: Shërbimet e Diagnostikës, Ambulanca specialistike, Shërbimi emërgjent, Mjeksia Interne, Kirurgji dhe Ortopedi, Gjinekologji e Neonatologji dhe Pediatri.
Sot ky objekt funksionon si pjesë e (QKMF).
“Ky objekt është i Komunës por ne kemi shpreh gadishmëri me qenë se është objekt i madh, i plotëson të gjitha kushtet për ti kryer shërbimet specialistike të disa lëmive dhe kemi dhënë vizionin se cilat munden me u kry. Ne kemi kërku që një pjesë e punëtorve që janë rekrutu për Podujevën me ofru shërbime këtu derisa të ndërtohet Spitali i Përgjithshëm. Kërkesën e kemi bërë, refuzim nuk kemi marrë”, tha Driton Veliu, Drejtor i drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Podujevës. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë nuk është përgjigjur rreth kësaj çështje!
Ndërkaq Sabile Jakupi, infermiere në repartin epidemiologjik në (QKMF) për 42 vite me radhë shprehi paknaqësi. Ajo tha se populli ka nevojë për një spital të tillë siç është ai i përgjithshmi.
“QKMF-ja nuk i plotëson të gjitha kushtet, se pari Internist, Neuropsikiater dhe Kirurg nuk ka, të cilët iu përkasin lëmive kryesore. Popullata duhet të shkojë në Prishtinë edhe për raste të vogla siç është qepja”, shtoi ajo.
Driton Veliu njoftoi për riplanifikimin dhe ndërrimin e lokacionit të “Spitalit të Përgjithshëm”, mbase lokacioni është paraparë ku ndodhet ky objekt tani. Ai tha se nuk ka hapsirë, është vendosur keq dhe se do ta ndërtojnë në periferi si e ka gjithë bota. Këtë e ka konfirmuar edhe më herët Adnan Zymeri, Asambleist në Kuvendin e Komunës së Podujevës duke theksuar se duhet të ndërtohet edhe një pjesë e objektit për arsye se nuk ka vend për ofrimin e të gjitha reparteve. Megjithatë është viti 2022 dhe këto reparte nuk janë ende funksionale!
23 maj i vitit 2018, dita kur u funksionalizua Spitali.
Çdo sallë e errët, një repart jofunksional.

*Studente – Departamenti i Gazetaris Fakulteti i Filologjisë, Universiteti Prishtinës “Hasan Prishtina”

Back to top button