Sprej për hundë AstraZeneca për parandalim të COVID-19

 
Një anëtar i stafit të hulumtimeve shkencore mjekësore në Oxford është duke u bërë gati që të kontribuojë me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.
Para një viti, Universiteti i Oxfordit në bashkëpunim me AstraZeneca-n, njoftuan se vaksina e tyre ofron nivel të lartë të mbrojtjes kundër COVID-19.
Pas këtij njoftimi, miliona persona morën vaksinën AstraZeneca.
Por, Universiteti i Oxfordit zhvilloi edhe një sprej të ri për hundë, që është në fazën e testimit.
Lyle Hopkins është njëri prej 30 personave që po merr pjesë në këtë eksperiment. Ai me këtë rast ka thënë se nuk e ka ndjerë kur ka marrë sprejin në hundë. Sipas tij, spreji ka shije të ëmbël.
Dr. Sandy Douglas është shkencëtar në klinikë dhe drejtues i këtij studimi. Ai ka thënë se vaksinën AstraZeneca po e japin në formë spreji në hundë. Douglas ka treguar se deri më tani u kanë dhënë 30 personave dhe do të vazhdojnë edhe me 12 të tjerë.
Lyle tashmë ka marrë dy vaksinat AstraZeneca, por ky shkencëtar beson shumë se pasi që vaksina e Universitetit të Oxfordit AstraZeneca ka pasur sukses, ka vend edhe për forma të tjera të dhënies së saj, si psh përmes hundës si sprej.
Ai ka thënë se tani për tani vaksinat kanë efekt në transmisionin e virusit, por duket se nuk e ndalojnë në tërësi. Sipas tij, nëse e japin në hundë në formë spreji, beson se do të ketë më shumë efektive.
Vullnetarët që kanë pranuar të marrin sprejin në hundë kundër COVID-19 janë të moshave nga 18 deri në 40 vjeç. Ata do të përcillen në një periudhë katër mujore.
Reagimet në sistemin imunitar që nxiten nga vaksina do të monitorohen.
Meera Madhavan është studiuese në Institutin Jenner. Ajo ka thënë se reagimet që bëhen në imunitet përmes marrjes së sprejit për hundë mund të ndryshojnë mënyrën se si i vlerësojmë vaksinat.
Nëse spreji nga vaksina AstraZeneca ka sukses në testime, do të shpërndahet për përdorim pas një viti./21Media

Back to top button