Stuhia godet Bosnje e Hercegovinën

Reshjet e shiut në kryeqytetin e Bosnjë Hercegovinës kanë shkaktuar vërshime në shumë vendbanime, ndërsa situata më e rëndë është në vendbanimin Otes.
Po thuajse i gjithë vendbanimi është përmbytur, uji ka depërtuar në kopshte, por edhe në shtëpitë e shumë njerëzve. Janë përmbytur edhe rrugët kryesore. Gjithashtu, transporti publik nuk funksionon, transmeton rtv21.tv.
Në terren ndodhen edhe zjarrfikësit të cilët po përpiqen të ndihmojnë duke pompuar ujin, si dhe po furnizojnë edhe gomone për të ndihmuar banorët. Në këtë pikë synohet kujdesi për të moshuarit dhe pajisja me ushqimin dhe barnat e nevojshme./21Media

Back to top button