S’pritet që të ketë takim tjetër Kurti-Vuçiq sivjet

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka thënë se s’ka parë gatishmëri nga palët për një takim mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në dhjetor.
“Nuk e kemi shpallur ende, e kemi bërë të qartë se pas dy takimeve të këtij viti se parakushtet për takimin e radhës janë gatishmëria e dy palëve për t’u pajtuar për rezultate konkrete, pasi është e padobishme të thirret një takim tjetër kur këto kushte nuk plotësohen, pra të takohemi për asgjë. Për sa kam kuptuar unë nga Lajçak, gatishmëri nuk ka në këtë moment, por nuk mund t’i detyrojmë palët… Ajo çka u tha gjatë këtij takimi është se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe është pjesë e marrëveshjeve të Brukselit, kjo marrëveshje është e lidhur në mirëbesim nga palët e përfshira. Sigurisht që presim që të gjitha marrëveshjet të zbatohen nga dy palët”, tha ai.
Pas takimit  mes delegacionit kosovar dhe BE-së në Bruksel për MSA-në ka kërkuar sërish zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura mes
“Besoj që është qenësore për Kosovën që të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që i bie zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, pa ndonjë angazhim selektiv. Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë, pasi status-quoja nuk është dobishme dhe qëndrueshme për asnjë palë”, tha ai.
Ai ka porositur ekzekutivin kosovar që të fokusohen në luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.
“Ka qenë mundësi e mirë për tu fokusuar tek agjenda bilaterale BE-Kosovë. MSA-ja mbetet themeli apo qendra e këtij bashkëpunimi. Është udhëzuesi i juaj drejtë shtegut evropian dhe krijon mundësi të shumta”, ka thënë ai.
 

Back to top button