Kurti në Bruksel kërkon liberalizim të vizave, thotë se janë përmbushur të gjitha kriteret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  në Bruksel deklaroi se tri vjet më parë, Komisioni Evropian kishte rekomanduar liberalizimin e vizave për kosovarët, por që qytetarët vazhdojnë të kenë vështirësi.
“Kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta, rruga e Kosovës duhet të jetë e shkurtër drejt qytetërimit evropian. Besojmë që të kemi liberalizim të vizave, tashmë kanë kaluar 3 vjet, 4 muaj që prej Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave, por qytetarët vazhdojnë të kalojnë këtë regjim vizazh”, deklaroi ai.

Në një konferencë për media Kurti përmendi miratimin e planit ERA2, që del nga MSA-ja, dhe se duhet qenë të përkushtuar në zbatimin e saj.
Takimin e sotëm me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, e konsideroi të rëndësishëm për zbatimin e MSA-së./21Media
Back to top button