“Squid Game” nominohet në gjithsej 14 kategori në Emmy Awards

“Squid Game”, dramë kjo koreane në të cilën paraqiten të varfër të cilët i nënshtrohen lojërave brutale për të fituar para, në nominimet për çmimet Emmy 2022 në Los Angeles u vlerësua për 14 çmime, përfshirë këtu për dramën më të mirë.
Ky sensacion i Netflix shkoi pas hapave të filmit fitues të Oscarit të vitit 2020 “Parasite”, që po ashtu u realizua në Korenë e Jugut. Megjithatë është edhe një dramë koreane që nuk u nominua për asnjë çmim Emmy. Ajo është “Pachinko”.
Sipas rregullave të Emmy, në garë për çmim lejohet të garojë një film në gjuhë të huaj që është në partneritet me një produksion amrikan, por kësaj radhe për të ndodhur kjo u desh të lartësohen shërbimet online.
Seriali “Squid Game”, këtë vit tashmë ka treguar sukses edhe në ngjarje të tjera. Aktorët e tij Lee e Jung në Screen Actors Guild Awards u nderuan me trofe në kategoritë për paraqitjet më të mira në një serial në gjuhë të huaj.

Me këtë rast, krijuesi i “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk në një intervistë për AP ka treguar se ishte në udhëtim në ishullin Jeju ku ka shkruar tekstin për serialin  e sezonit të dytë të “Squid Game”, dhe atje ka kuptuar se “Squid Game” u nominua për çmime Emmy. Kështu, ka përfunduar me shkrime dhe më pas ka kremtuar për nominimet. Ai është gëzuar që seriali u nominua në kaq shumë kategori. Hwang ka treguar se ishte në presion të të shkruarit të skenarit të sezonit të dytë të tij, dhe më pas iu shtua edhe më shumë presion gjatë nominimeve. Por tani është i lumtur që ky serial tashmë ka arritur tek audienca botërore dhe ka falënderuar të gjithë ata që e kanë shikuar.
Krijuesi i “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk ka treguar se ky serial për herë të parë u nderua me çmim në Gotham Awards, në New York. Atje sipas tij u nderua me çmimin për dramën më të mirë, gjë që ishte befasi për ta. Për dalim nga filmat, serialet janë më lokaliste, dhe të nderohet me çmimin “drama më e mire” në gjuhë jo angleze ishte diçka që nuk e ka pritur, ka thënë ai.
Prej këtu gjërat kanë ndryshuar dukshëm. Tani ky serial po shikohet në nivel ndërkombëtar. Hwang ka treguar se para nominimeve për Emmy ishte paksa i brengosur nëse do të nominohej, megjithatë ai u nderua edhe në ceremoni të tjera më parë. “Tani dyert janë të hapura për këmbime kulturore, dhe është i lumtur për të”, ka thënë ai.
Hwang ka treguar se në sezonin e dytë të serialit “Squid Game” do të ketë edhe më shumë lojëra. Ai ka thënë se ka analizuar çdo lojë që e ka luajtur si fëmijë, dhe kështu ka zgjedhur ato që i janë përshtatur. Megjithatë nuk ishte e lehtë të gjente lojëra për sezonin e dytë, ka thënë ai.
Hwang rreth asaj se çfarë ndryshimesh priten tek aktorët, ka thënë se ndryshimi më i madh është tek personazhi kryesor, Seong Gi hun. Ai në sezonin e parë ishte shumë naiv, e tani më nuk është i tillë, sepse eksploron lojëra të reja.
Mbetet të shihet se cilat çmime do t’i fitojë seriali “Squid Game” në ceremoninë e shpërblimeve muajin shtator 2022./21Media

Back to top button