Squid Game së shpejti me sezonin e dytë

 
Ka akoma kohë deri në lansimin e sezonit të dytë të serisë së popullarizuar në botë “Squid Game”, por krijuesi i tyre Hwang Dong-hyuk tashmë ka ide se çfarë do të sjell në ekran si pjesë të saj. Këtu do të përfshihet kthimi në seri i njërit prej personazheve favorit.
Sezoni i parë i “Squid Game”, gjatë të cilës 456 persona të shkatërruar nga gjendja financiare bëhen pjesë e një radhe lojërash të rrezikshme në një ishull të largët, këtë vetëm e vetëm për të fituar një çmim të madh në para, u bë hit në Netflix muajin shtator të vitit të kaluar.
Pas arritjes së rekordit me shikueshmëri, nuk është befasi që krijuesi i serisë Hwang planfikon të realizojë edhe sezonin e dytë, pasi që lajmin për këtë e konfirmoi muajin nëntor të vitit të kaluar.
Hwang gjatë një interviste për Deadline ka thënë se në sezonin e dytë do të ketë akoma më shumë lojëra, por kjo është e tëra që mund të thotë tani për tani. Ai ka thënë se vazhdon të mbledhë ide për sezonin e dytë, por se ende nuk ka filluar ti vë ato në letër.
Një pyetje që parashtrohet nga shumë dashamire të serisë është nëse ndonjëri prej personazheve të sezonit të parë do të kthehet në sezonin e dytë, pasi që shumica prej tyre vdesin në sezonin e parë.
Për këtë, krijuesi i “Squid Game” ka thënë së në sezonin e parë vdesin numri më i madh i personazheve, por megjithatë do të nxjerr diçka prej tyre, ka mundësi të sjell ndonjërin sërish në skenë.
Bazuar në gjestet e tija, u kuptua se ai foli për aktoren HoYeon Jung, e cila paraqitet me rolin e Kang Sae-byeok, dhe e cila u bë aktorja më e ndjekur koreane në Instagram. Megjithatë sipas tij, ajo mund të kthehet në një pamje tjetër.
Nëse ajo do të kthehet sërish me rol në seri mbetet të shihet, por një gjë është e sigurt, e ajo është se “Squid Game” arriti sukses të madh, dhe nuk ka dyshim se edhe në sezonin e dytë do të bëjë për vete miliona dashamirë të saj./21Media

Back to top button