632 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 632 raste aktive me COVID-19.
Komunat me numrin më të madh të rasteve aktive janë Prishina me 167 raste, Ferizaj me 62, Gjilani me 58, Prizreni me 51 e të tjera.
Dje janë konfirmuar 26 raste te reja me COVID-19, nga 970 testime të kryera. Ndërsa janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227 mijë e 150./21Media

Back to top button