Stadiumi “Zahir Pajaziti” i gatshëm për ndeshjen e barazhit për Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur që stadiumi “Zahir Pajaziti” është i gatshëm për ndeshjen e nesërme të barazhit për Superligën e Kosovës.

Nesër me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Zahir Pajaziti” do të jetë nikoqir i ndeshjes së barazhit për Superligë mes Ferizajt dhe skuadrës së Lirisë.

Tifo-grupi i Ferizajt “Ujqit” do të jenë të vendosur në sektorin e Veriut, ndërsa tifozët e Lirisë “Arpagjikët” janë të vendosur në sektorin e Jugut.

Sektori i Perëndimit i stadiumit do të jetë për tifozët neutralë.

Po ashtu, FFK ka bërë të ditur që të dy tifozëritë janë në pronësi të biletave për sektorin e Veriut dhe Jugut, kurse për sektorin e Perëndimit, biletat mund të gjenden në zyrat e stadiumit “Zahir Pajaziti”.

Back to top button