Stafi i Infektives refuzon shtesat nga Qeveria
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës është marrë vendimi për ndarjen e 2.7 milionë eurove për stafin shëndetësor për tre muajt gusht, shtator e tetor. Vendimi ishte që të ndahen shtesa prej 10 për qind të pagës së rregullt bruto, por jo më pak se 60 euro në muaj.
Ky vendim, nga stafi i Klinikës Infektive po konsiderohet denigrues e fyes. Personeli i Infektives Ministrisë së Shëndetësisë i ka thënë se “s’ka nevojë për lëmoshë, por për përkrahje të duhur dhe të merituar nga Qeveria e Kosovës”.
“Refuzojmë lëmoshën e Qeverisë së Kosovës dhe nën betimin e Hipokratit, do të vazhdojmë të luftojmë kundër COVID-19 me të gjitha forcat tona sepse pacienti ka qenë dhe vazhdon të mbetet i shenjtë”, thuhet në reagimin e stafit./21Media