Stallone ndez thashethemet për ribashkim me ish-gruan

Aktori Sylvester Stallone i ka bërë konfuz fansat pasi ka publikuar fotografi me ish-gruan, Jennifer Flavin.
Aktori foli për “kohë të mrekullueshme” krahë Flavin.
Në foton e parë ish-çifti shihet duke ecur në një vresht të kapur për dore.
Ai gjithashtu ndau fotografi bashkë me tri vajzat e tyre kur ato ishin më të vogla.
Stallone nuk e etiketoi ish-gruan e tij, madje ajo as nuk e ndjek aktorin. Asnjë nga familjarët nuk ia kanë pëlqyer apo s’i kanë komentuar në fotografi atij.
“Kjo është e frikshme. Shpresoj që ju dy po zgjidhni gjërat mes jush”, shkroi një ndjekëse./21Media

Back to top button