Stano: BE-ja me masa të përkohshme ndaj Kosovës, vlerësohen në bazë të hapave që ndërmerr Kurti

(Lajm i përditësuar)


Stano: BE-ja me masa të përkohshme ndaj Kosovës, vlerësohen në bazë të hapave që ndërmerr Kurti

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano tha se  Bashkimi Evropian ka përgatitur propozimin e masave ndaj Kosovës me një efekt të menjëhershëm.

Por, siç njoftoi ai, këto masa janë të përkohshme dhe do të vlerësohen në kuadër të hapave që do të ndërmarrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“BE-ja në përputhje me deklaratën e 27 vendeve anëtare, të datës 3 qershor ka përgatitur propozimin e masave me një efekt të mënjehërshëm. Këto nuk janë sanksione, si masa restrictive të cilat i posedon BE-ja, por janë masa për t’u ndërmarrë menjëherë. Vendet anëtare kanë raportuar për masa serioze në raport me Kosovën dhe ne ende presim që Kryeminstri Kurti të zbatojë hapat që janë të nevojshëm për shtendosje të menjëhershme. Këto masa kanë edhe pasojat e tyre ekonomike dhe politike duke filluar me pezullimin e vizitave të nivelit të lartë si dhe bashkëpunimin tonë financiar me Kosovën. Natyrisht këto masa dhe pezullimet janë të përkohshme dhe do të vlerësohen me zhvillimet në terren dhe me hapat kredibil dhe vendimtar të ndërmarr nga Kryeministri Kurti për të shtendosur situatën. Ka një numër masash dhe propozimesh dhe një pjesë e tyre tashmë janë ndërmarr menjëherë, disa të tjera janë duke u diskutuar. Vendet anëtare do të diskutojnë dhe vendosin gradualisht nëse do të procedohet në hapin tjetër. Por këto kanë një gamë të gjerë dhe siç e thash këto janë masa të kthyeshme dhe të përkohshme që do të hyjnë në fuqi dhe disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi në ndërlidhje me zhvillimet në terren. “, tha Stan, përcjell portali rtv21.tv.

 


Stano: Plani pesë pikësh i Kurtit dështim për të adresuar shkaktarët e krizës

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, e cilësoi si dështimplanin pesë pikësh të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të shtensionuar situatën në veri, duke thënë se ky plan nuk adreson në mënyrë adekuate shkaktarët e krizës.

“Gjatë ditëve dhe javëve të kaluara ka pasur kontakte intensive të nivelit të lartë në BE dhe me aleatët tanë dhe me partnerët nga të dyja anët për të gjetur rrugën për të tejkaluar status quo në Kosovë. Ne jemi sërish në një situatë, dhe ngjarjet dje kanë treguar dhe dëshmuar se nuk ka shtendosje dhe se përshkallëzimi po vazhdon. Ne themi se kjo status-quo duhet të tejkalohet dhe duhet të lëvizim nga një menaxhim krizash drejt një procesi të qëndrueshëm dhe qetësia duhet të vendoset në veriun e Kosovës. Por përkundër thirrjeve të vazhdueshme kryeministri Kurti deri tani ka dështuar që të ndërmarr veprime vendimtare dhe aksione për të shtendosur situatën. Plani I tij prej 5pikash në letrën dërguar Përfaqësuesit të Lartë dështon që të adresojë në mënyrë adekuate disa elemente që kanë nxitur dhe janë shkaktar rrënjësor të kësaj krize dhe për të cilat ne presim që ai t’i adresojë me urgjencë dhe me masa vendimtare. “, tha Stano, përcjell portali rtv21.tv


Stano: Nuk ka sanksione për Kosovën

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha se nuk ka sanksione për Kosovën. Por, ai shtoi se nëse nuk ka shtensionim të menjëhershm të situatës,  atëherë do të ketë pasoja në marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropain, përcjell portali rtv21.tv

“Më lejoni ta qartësoj një gjë: nuk ka sanksione. BE-ja vendos sanksione si masa kufizuese bazuar në kornizën ligjore të përcaktuar nga vendet anëtare pas një procesi të gjatë të diskutimeve në Këshill. Pra nuk ka sanksione ndaj Kosovës. E dyta është se, pas përshkallëzimeve të fundit, për të cilat ishim dëshmitarë, që nga fillimi I muajit, BE-ja dhe 27 vendet anëtare të BE-së njëzëri ka thënë se pret, shumë qartë dhe ishte një kërkesë e qartë, për Kosovën dhe Serbinë që të shtendosin tensionet e fundit. Posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës të shkaktuara nga dhuna dhe zbatimit të rezultateve të zgjedhjeve në katër komunat. Dhe e kemi thënë qartë: nëse nuk ka një shtendosje të menjëhershme atëherë do të ketë pasoja. Dhe do të ketë pasoja në marrëdhëniet tona.  “, tha Stano./21Media

Back to top button