Kaloni te përmbajtja kryesore

Stano: Kryenegociatorët të takohen sa më shpejt të jetë e mundur

Qëllimi kryesor i Bashkimit Evropian është që kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë të takohen sa më shpejt të jetë e mundur pasi ka shumë çështje në tavolinë që duhet të zgjidhen. Kështu tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano të hënën.

Stano tha se BE-ja vlerëson mbylljen e komunave paralele serbe në veri si një hap të padobishëm, të pakoordinuar dhe të njëanshëm që ka kapapcitete për të rritur tensionet dhe të çojë drejt përshkallëzimeve të tjera në një situatë tashmë të brishtë në terren.

“Bashkimi Evropian e ka përcjellë qëndrimin e tij dhe shqetësimin e tij tek autoritetet e Kosovës për këtë sekuencë të hapave të pakoordinuar dhe të njëanshëm. Mund vetëm të rikujtoj se kemi konkluzat e Këshllit Evropian të vitit të kaluar kur vendet anëtare ishin shumë të qarta se dështimi i palëve për të shtendosur tensionet do të kenë pasoja”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button