Kaloni te përmbajtja kryesore

Stano thotë se nuk është në plan një rund i ri i dialogut

Zëdhënësi i Komisionit Evropian , Peter Stano tha sot se në këto momente Bashkimi Evropian nuk mund të shpallë një raund të ri të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel të lartë.

“Nuk kemi asgjë në bazë të së cilës do të mund të shpallnim një dialog të mundshëm të nivelit të lartë”, tha ai, për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, duke iu referuar deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq se ai pret një ftesë për në Bruksel çdo moment për siç tha ai të gjetur një zgjidhje me çështjen e dinarit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button