Presidenti austriak shpreson të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme që çon në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der ia ka shprehur mbështetjen për rrugën drejt integrimit evropian.
Van der Bellen ia ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë, nëpërmjet të cilës po ashtu përmendi bashkëpunimin për rritjen e stabilitetit, ndërsa tha se shpresojnë që së shpejti të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“E nderuara zonja Presidente, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Kosovës, kam kënaqësi të madhe t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta. Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe. Duke pasur parasysh shkëmbimet politike, ekonomike, shkencore dhe kulturore, nuk është çudi që ne shohim sot praninë e një diaspore të gjallë nga vendi juaj në Austri. Austria dhe Kosova ndajnë të njëjtat vlera europiane dhe janë të një mendjeje në një mori çështjesh. Në rrethanat aktuale gjeopolitike, veçanërisht në sfondin e një lufte të tmerrshme agresioni të zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës, ne qëndrojmë së bashku si një familje europiane. Duke qenë se konflikti ka pasoja të rënda edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është në interesin tonë të përbashkët të bashkëpunojmë ngushtë për ta rritur stabilitetin”, thuhet në letrën e presidentit austriak.

“Më lejoni t’ju siguroj se Austria do të vazhdojë t’ju mbështesë në rrugën tuaj drejt integrimit evropian. Në këtë kontekst, ne shpresojmë që së shpejti të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme dhe funksionale që çon në normalizimin e marrëdhënieve tuaja me fqinjin tuaj”, shton Van der Bellen.


Osmani pranon telegrame urimi nga liderë botëror për 16 vjetorin e Pavarësisë

Për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, krahas letrave të shteteve të QUNIT-it, Shqipërisë dhe Turqisë, tanimë të publikuara, Presidentja e Republikës së Kosovës ka pranuar letra urimi edhe nga liderë të ndryshëm botëror.

Sipas një komunikate të Presidencës, Osmani mori urime nga presidenti i Austrisë, mbreti i Belgjikës, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Estonisë dhe të tjerë.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen

Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë, David Hurley

Mbreti Philippe i Belgjikës

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Presidenti i Estonisë, Alar Karis

Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Mary Simon

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović

Mbreti Willem-Alexander i Holandës

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani

Emiri i Kuvajtit, Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Presidenti i Maldiveve, Mohamed Muizzu

Princi Albert II i Monakos

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman of Saudi Arabia

Kapitenët Regjent të San Marinos, Filippo Tamagnini dhe Gaetano Troina

Presidenti i Senegalit, Macky Sall

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar

Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd

Sekretarja e Përgjithshme e Org. Ndërkombëtare të Frankofonisë, Louise Mushikiwabo

Back to top button