Stano: Trendi i rreshtimit të Serbisë është vërtetë zhgënjyes

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, në konferencë për media ka thënë se është zhgënjyes trendi se sa ka rreshtuar Serbia politikën e saj të jashtme me atë të BE-së.
Serbia është kritikuar se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Stano është pyetur edhe për sanksionet e reja që i janë vendosur Iranit nga BE-ja dhe nëse Serbia është rreshtuar në këtë aspekt me bllokun.
“Sa herë që BE-ja vendos masa, partnerët tanë, shtetet aspiruese, kërkohen që të rreshtojnë politikën e tyre të jashtme me këto masa. E kanë një periudhë të caktuar kohe për ta rreshtuar atë. Sanksionet e reja ndaj Iranit janë vendosur të hënën, ende ka kohë. Nuk mund të flasim për këtë rast. Por, kur vjen çështja e sanksioneve, Këshilli në faqen e saj publikon njoftimet. Mund të lexoni aty se me cilat sanksione është rreshtuar Serbia. Trendi i rreshtimit të Serbisë është vërtetë zhgënjyes”, tha Stano.

Back to top button