100 vjeçari që bën fitnes 3 orë në ditë

Për këdo që ka nevojë për motivim për të ushtruar , takoni 100-vjeçarin Les Savino i cili shkon vetë në palestër shumicën e ditëve të javës për një stërvitje tre-orëshe.
“Nuk kam dëshirë të shkoj tani që jam 100 vjeç, por ende shkoj. E di që është e nevojshme nëse dua ta shijoj jetën. Shumica e njerëzve në moshën 100 nuk e shijojnë më jetën. Ditët e mia janë po aq normale sa kur isha 30 vjeç”, thotë Savino, i cili jeton i pavarur në Hanover, Pensilvani.
“Ushtrimi është shumë më i mirë se ilaçi… Shumë njerëz jetojnë vetëm me pilula, por unë jo. Unë marr pilula për presionin e lartë të gjakut.”, përcjell portali rtv21.tv

Savino ngre pesha të hënën, të mërkurën dhe të premten. Ai përdor 15 makineri me peshë dhe bën 45 përsëritje në secilën, duke arritur në pothuajse 700 përsëritje për seancë.
Savino nuk ka pasur kurrë një sëmundje të rëndë. Por ai ka pasur probleme me ekuilibrin vitet e fundit për shkak të sëmundjes së Ménière , një çrregullim i veshit të brendshëm dhe përdor një këmbësor.
Njëqindvjeçari ka një memorie të mprehtë, duke biseduar me lehtësi dhe humor kur telefonon një gazetar. Ai ia atribuon jetëgjatësinë e tij të pabesueshme gjeneve të mira dhe një stili jetese të shëndetshëm./21Media

Back to top button