​Starlink tani edhe në Shqipëri

Rrjeti i zhvilluar satelitor për internet Starlink nga sot në dispozicion edhe në Shqipëri.

“Starlink tani në dispozicion në Shqipëri”, kështu ka bërë të ditur Elon Musk, përmes një postimi në X.

Edhe nga Starlink kanë njoftuar se interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët të Starlink tashmë është i disponueshëm në Shqipëri.

Në hartën e Starlink prej vendeve të rajonit që janë në dispozicion figurojnë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, por jo edhe Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bonsja. Sipas kësaj harte, edhe Kosova pritet të jetë në dispozicion së shpejti. Nga vendet e botës në listë pritjeje janë po ashtu Turqia e Ukraina.

Kush është Starlink? Teknikisht, sipas raportuesit Michael Kan është një sistem interneti satelitor. Por për përdoruesit mesatarë të internetit, është një dhuratë.

Back to top button