Starmer: Britania do të jetë krah Ukrainës për aq kohë sa duhet

(Lajm i përditësuar)
Starmer: Britania do të jetë krah Ukrainës për aq kohë sa duhet
Kryeministri britanik, Keir Starmer, i cili pas një shtrëngimi të fortë duarsh, i tha Zelenskyt se Ukraina do të ketë mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar.
Starmer i tha Zelenskyt se gjatë rrugës për në “Downing Street” ka dëgjuar mbëhsttjen e fortë që i jep populli britanik Ukrainës.
“Më lejoni të them vetëm se jeni shumë, shumë i mirëpritur këtu në Downing Street. Dhe siç dëgjuat nga brohoritjet në rrugë jashtë, ju keni mbështetje të plotë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, dhe ne qëndrojmë me ju, me Ukrainën, për aq kohë sa mund të duhet. Shpresoj se keni dëgjuar disa nga ato brohoritje në rrugë. Ky është populli i Mbretërisë së Bashkuar që del për të demonstruar se sa shumë ju mbështesin, sa mbështesin Ukrainën dhe vendosmërinë tonë absolute për të qëndruar me ju – vendosmëri e palëkundur – dhe për të arritur atë që ne të dy duam të arrijmë, që është një paqe e qëndrueshme. Një paqe e qëndrueshme për Ukrainën e bazuar në sovranitetin dhe sigurinë për Ukrainën kaq e rëndësishme për Ukrainën, aq e rëndësishme për Evropën dhe kaq e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar. Kështu që mezi pres me padurim diskutimet tona këtu këtë pasdite faleminderit shumë që gjetët kohën që do të vijë”, i tha Starmes-Zelenskyt.
Ndërkohë që Presidenti i Ukrainës u shpreh falenderues dhe mirënjohës për mbështetjene madhe që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë vendit të tij.
Starmer pret Zelenskyn me shtrëngim duarsh e përqafim
Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Londër për takimin e tij me kryeministrin Keir Starmer.
Starmer përshëndet liderin ukrainas me një shtrëngim duarsh dhe e përqafoi duke pozuar për disa foto.
Vizita e Zelensky vjen një ditë pasi ai u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë – dhe disa ditë pasi vetë Starmer u takua me presidentin amerikan.it./21Media