Kaloni te përmbajtja kryesore

Statistikat e çmendura të Bayernit në Ligën e Kampionëve

Bayern Munich shënoi sot fitoren e tretë me radhë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kampioni gjerman e mposhti 3:1 Galatasarayn, kështu duke përforcuar vendin e parë në Grupin A me nëntë pikë.

Statistikat e Bayernit në këtë garë janë të jashtëzakonshme.

Bayerni është skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që fiton tetë ndeshje radhazi si mysafirë.

Gjithashtu, Bayerni tani është 37 ndeshje pa humbje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti gjerman tani ka fituar 16 ndeshje radhazi në fazën e grupeve të kësaj gare.

Tre fitore në tre ndeshjet e para të fazës së grupeve për të pestin sezon me radhë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button