Stefanishyna: Edhe NATO ka gjak në duar
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna ka thënë se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e civilëve në vend duke refuzuar të zbatojë një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë .
Duke folur për World Tonight në BBC Radio 4, Stefanishyna tha “është çnjerëzore të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten duke mos marrë këtë vendim”.
“Gjaku i atyre civilëve – duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një granatim – nuk është vetëm në duart ruse”, tha ajo.
Zëvendëskryeministrja ukrainase kërkoi falje që nuk ishte diplomatike në zgjedhjen e gjuhës.
Anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse./21Media