Stërvitja garuese e ushtrisë së Kosovës dhe Shqipërisë, Rama: Ne jemi NATO

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në rrjetin sociale Facebook ka publikuar një fotografi nga përgatitjet e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në Britani të Madhe.
Rama ka shkruar shkruar se kjo është stërvitja më e vështirë marshuese në botë, Cambrian Patrol.
“Të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur. Ne jemi NATO”, ka shkruar Rama./21Media

Back to top button