Formacionet zyrtare, Giresse me ndryshime të shumta kundër Irlandës së Veriut

Me fillim nga ora 18:00 sonte do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Irlandës së Veriut dhe Kombëtares së Kosovës, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin qershor të këtij viti, ku Kosova regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 3:2.
Formë më të mirë në pesë ndeshjet e fundit kanë “Dardanët”, ku kanë regjistruar dy fitore, një barazim dhe dy humbje, ndërsa Irlanda e Veriut nuk ka arritur më shumë se dy barazime dhe tre humbje.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme dhe formacionet zyrtare tashmë janë publikuar.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, “Dardanët” pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Greqia, kurse Irlanda e Veriut barazoi 2:2 me Qipron./21Media

Back to top button