Stërvitja me PK-në e EULEX-in, KFOR: Fryma e bashkëpunimit e shfaqur te pjesëmarrësit ishte shembullore

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i BE-së, EULEX dhe Policia e Kosovës të martën zhvilluan stërvitje të përbashkët.

Sipas KFOR-it kjo lëvizje  “demonstroi një aftësi të zgjeruar për të kryer detyra të përbashkëta në përgjigje ndaj skenarëve të ndryshëm të sigurisë”,

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas tha se përfundimi i kësaj stërvitjeje “paraqet një moment historik të rëndësishëm në bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet këtyre tri entiteteve drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”.

“Përkushtimi, profesionalizmi dhe fryma e bashkëpunimit e shfaqur nga të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë shembullore”, tha ai.

Angazhimi ynë për të kontribuar në stabilitetin rajonal është i palëkundur. Së bashku do të vazhdojmë të japim kontributin tonë drejt një të ardhmeje të sigurt dhe stabile për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, shtoi komandanti i KFOR-it./21Media

Back to top button