Kishin mosmarrëveshje për përdorimin e veturës, burri e dërgoi gruan te familja e saj

Pas një mosmarrëveshje që kishin lidhur me përdorimin e makinës, një burrë nga fshati Kishnicë i Prishtinës ka raportuar  mbrëmë në polici se e ka dërguar gruan të familja e saj.

I njëjti në gjithashtu  ka thënë se nuk do të jetojë më me të.

Pas konsultimit me Prokurorin e dyshuara thuhet se është dërguar te familja e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka një mosmarrëveshje me të dyshuarën- bashkëshorten e tij, rreth përdorimit të veturës së tyre dhe po ashtu ka deklaruar se, nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me të, bashkëshorten e tij. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar te familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button