Steven Tyler akuzohet për sulm seksual

Një grua ka ngritur një padi duke akuzuar Steven Tyler, frontmenin e grupit rock Aerosmith, për abuzim seksual me të në vitin 1970, kur ajo ishte adoleshente dhe ai ishte në të 20-at.
Julia Misley, tani 65 vjeç, thotë në padinë e depozituar të martën në Gjykatën e Lartë të Los Angeles se Tyler përdori statusin dhe fuqinë e tij për të manipuluar, shfrytëzuar, sulmuar seksualisht atë. Ajo kërkon një shumë të pacaktuar kompensimi monetar.
Misley, e njohur më parë si Julia Holcomb, ka folur për vite të tëra hapur për mënyrën se si Tyler e trajtoi atë kur ishte adoleshente. Ajo tha se ishte e inkurajuar të ndërmarrë veprime ligjore nga një ligj i shtetit të Kalifornisë që zgjeronte përkohësisht moshat në të cilat të rriturit mund të bënin padi civile për sulmet seksuale që përjetuan si të mitur.
“Unë dua që ky veprim të ekspozojë një industri që mbron shkelësit e famshëm, të pastrojë dhe të mbajë përgjegjës një industri që më ka shfrytëzuar dhe lejuar të shfrytëzohem për vite me rradhë, së bashku me kaq shumë fëmijë dhe të rritur të tjerë naivë dhe të pambrojtur”, tha Misley në një./21Media

Back to top button