STILIUM, lokali më i ri që po hapet në Albi Mall me shumë brende botërore në një vend

Korporata Albi Group po e hap dyqanin e parë STILIUM me konceptin më në trend për multi-brand fashion, në Albi Mall, më 21 tetor duke filluar nga ora 19:00.
STILIUM është koncept i dyqanit që do të përmbajë më shumë se 12 brende të ndryshme ku secili prej tyre e ka hapësirën e vet ekspozuese me koleksionet më të reja.
Marrë parasysh që universi jonë përbëhet prej katër elementeve; tokës, ujit, ajrit dhe zjarrit,  atëherë është konceptuar që ekziston edhe një element që e kompleton këtë përbërje, e ai ësht stili, që në këtë rast bëhet elementi i pestë.
Stili është ai që e krijon karakterin fizik të njeriut, kudo dhe kurdo, prandaj STILIUM do të jetë vendi i duhur që do të përmbush nevojat dhe shijet e gjithsecilit që dëshiron të duket bukur.
Dyqani STILIUM me një hapësirë prej 600 m², është i konceptuar në atë formë që të krijojë eksperiencë të paharrueshme për grupe të ndryshme të njerëzve që janë të apasionuar pas stilit.
Brendet si Boss Casual, Replay, Guess, Timberland, Levi’s, Geox, Antony Morato, Morgan, Kendall and Kylie, Na-kd, Cortefiel, Gaudi do të jenë pjesë e lokalit STILIUM ku të gjithë do të mund ta gjejnë stilin e tyre.

Tekst i sponsorizuar
Back to top button