Stingers, shtizat e dronët në mesin e armëve amerikane në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë 1 miliard dollarë (764 milion £) armë për Ukrainën. Paketa përbëhet nga 800 milionë dollarë ndihmë sigurie të miratuar rishtazi dhe 200 milionë dollarë të angazhuar fundjavën e kaluar.

Ndihma e re ushtarake përfshin 800 raketa Stinger për të ndihmuar forcat tokësore të Ukrainës që të përballen me helikopterët dhe aeroplanët me fluturim të ulët dhe 2000 Javelins. Qeveria ukrainase i ka kërkuar të dyja.

Për herë të parë, SHBA do t’i dërgojë Ukrainës gjithashtu 100 drone taktikë “të fundit” për t’i përdorur si raketa të drejtuara kundër tankeve armike ose pozicioneve të artilerisë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Armët e tjera të listuara në paketë janë pushkë, pistoleta, mitralozë, pushkë gjahu dhe granatahedhës.

Administrata po dërgon gjithashtu parzmore, helmeta dhe më shumë se 20 milionë fishekë në Kiev.

Shtëpia e Bardhë tha se nivelet e saj aktuale të ndihmës ushtarake për Ukrainën janë “më shumë seç kishim dhënë ndonjëherë më parë”./21Media

Back to top button